RMV, në mesnatë do të shtrenjtohen derivatet

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka miratuar vendim me të cilin prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohen derivatet, njofton Portalb.mk.

Benzina Eurosuper BS-95 dhe BS-98, por edhe Eurodizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shtrenjtohen për 1,5 denarë për litër.

Çmimet e reja:

  • Benzina Eurosuper BS-95: 81,50 denarë për litër
  • Benzina Eurosuper BS-98: 83,50 denarë për litër
  • Eurodizeli: 70,50 denarë për litër
  • Vaji ekstra i lehtë: 69 denarë për litër
  • Mazuti: 40.526 denarë për kilogram