RMV, institucionet pranojnë se ka pasur lëshime në testimin e maturës në gjuhën angleze

Të lokalizohet përgjegjësie për lëshimin gjatë testimit të testit të dytë ekstern të maturës shtetërore, kërkuan sot kompetentët në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH), pasi në testimin e të shtunës, disa media raportuan se është zbuluar testi, shkruan Meta.mk.

Kompetentët në Qendrën Shtetërore të Provimeve (QSHP) dëmtuan dhe thanë se testi nuk është zbuluar, por se pyetjet janë shpërndarë pasi që ka filluar testimi.

“MASH është drejtuar deri te QSHP si institucion kompetent për organizimin e maturës shtetërore, që ta lokalizojë përgjegjësinë mes pjesëmarrësve në zbatimin e procesit, në lidhje me lëshimin e kryer. Edhe pse testi nuk ka qenë i qasshëm për nxënësit para testimit, gjegjësisht i njëjti është shpërndarë mes maturantëve nëpërmjet aplikacionit për komunikim elektronik gjatë kohës së testimit, megjithatë, ai është lëshim i cili assesi nuk do të duhej të ndodh dhe tërheqë përgjegjësi përkatëse”, thuhet në kumtesën e MASH-it, pas precizuar se çfarë përgjegjësie do të ketë dhe nëse mund të ketë shkarkime.

Kompetentët e MASH kanë kërkuar që nga ky vit testimi të zbatohet në hapësira më të mëdha në shkolla, si për shembull në salla dhe korridore shkollore. Kjo çështje u aktualizua pasi Meta.mk ka shkruar për këtë ide vitin e kaluar, diçka që është dashur të sigurojë objektivitet më të madh në rezultate.

“Në ato hapësira do të vendoseshin të gjithë maturantët të cilët janë paraqitur për maturë shtetërore në prani të më shumë testuesish dhe vëzhguesish. Por, për shkak të ndodhive në QSHP, grevës së të punësuarve pak para datave për zbatimin e maturës shtetërore, kjo nuk ka ndodhur. Presim ndryshimet të zbatohen në vitin e ardhshëm shkollor, me çka do të zvogëlohen rreziqet dhe mundësitë për parregullsi të cilat do ta vendosnin në pikëpyetje besueshmërinë e rezultateve”, thuhet në kumtesë.