RMV, Ministria njoftoi për themelimin e shkollës së re në objektin e vjetër
Në fshatin Çiflik në Sopishtë, do të themelohet shkolla e re fillore “Dituria”, aktivitetet e së cilës do të realizohen në objektin e tanishëm, transmeton Portalb.mk.
“Shkolla do të themelohet me ndarjen e shkollës fillore tashmë ekzistuese “Draga Stojanovska” në fshatin Rakotincë. Në përbërje të shkollës së re planifikohen të jenë edhe shkollat e rajonit në fshatin Sv. Petka dhe f. Patishka Reka, kurse mësimi do të zhvillohet në objekte tashmë ekzistuese”, raportoi Ministria për Arsim dhe Shkencë, duke theksuar që janë siguruar mësimdhënësit për grupin klasor dhe lëndor.
Ministria vlerësoi që objekti i tanishëm i plotëson standardet e parashikuara për funksionimin normal të procesit edukativ-arsimor, proces i cili do të zhvillohen në gjuhën shqipe.
“Në shkollën e re fillore “Dituria” në fshatin Çiflik do të realizohet puna edukative- arsimore nga klasa e parë deri në të nëntën, ndërsa objekti i shkollës mund të përfshijë rreth 300 nxënës. Nga 300 nxënës mund të përfshihen në objektet e SHFR Patishka Rekë dhe SHFR Sv. Petka”, sqarojnë nga Ministria.