Rreth 300 nxënës nga 35 shkolla në Maqedoninë e Veriut morën pjesë në garat e organizuara nga Ekonomiksi

Raundi Rajonal i Olimpiadës së Ekonomiksit u mbajt në Maqedoninë e Veriut, ku morën pjesë 295 nxënës nga 35 shkolla. Pesë vendet më të mira do të shpërblehen me bursa mujore, transmeton Portalb.mk.

“Gjithsej 295 nxënës nga 35 shkolla, të cilët dolën fitues nga një grup prej 1275 pjesëmarrësish në raundin shkollor, patën rastin për të testuar njohuritë dhe aftësitë e tyre në këtë garë”, sqarojnë nga Instituti Liberal Alternativ.

Pjesëmarrësit ishin nga Kumanova, Shkupit, Tetova, Gostivari, Struga, Dibra dhe Kërçova.

“Konkurrenca ishte intensive pasi këto të rinj garuan në një betejë të teorive ekonomike dhe të mendimit analitik, por edhe për shpërblime të ndryshme. Tre nxënësit më të mirë nga çdo rajon do të shpërblehen me shpërblime që u përshtaten arritjeve të tyre: Laptop për vendin e parë, Tablet për vendin e dytë dhe Smartëatch për vendin e tretë”, paralajmëruan nga ILA.

Në këtë organizim morën pjesë edhe Universiteti i Eveopës Juglinodre, Universiteti i Tetovës dhe Universitet Ndërkombëtar të Strugës, së bashku me Institutin Alternativa Liberale dhe Economic Fundamentals Initiative nga SHBA-ja.

“Përafërsisht 50 nxënës më të dalluar do të kualifikone në testimin e Nivelit Kombëtar të planifikuar për 11 maj 2024, të organizuar sërish në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Kjo fazë do të përcaktojë pesë nxënësit që do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në arenën ndërkombëtare, e cila do të zhvillohet në Athinë këtë shtator”, sqarojnë organizatorët.

Pesë vendet e para do të marrin bursa mujore gjatë vitit akademik 2024/25.