RMV, Mickoski i ka ofruar 24 shtatorin, 1 ose 8 tetorin si data për zgjedhje të parakohshme parlamentare

takimin me kryeministrin dhe lider të LSDM-së Dimitar Kovaçevski, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i ka ofruar 24 shtatorin, 1 ose 8 tetorin si data për zgjedhje të parakohshme parlamentare ose qeverisë të gjerë, si dhe identitet të mbrojtur dhe integrim të shpejtë në Bashkimin Evropian, njofton Portalb.

A ka më shumë gjasa që të ketë zgjedhje apo qeveri të gjerë me LSDM-në për procesin e ndryshimeve kushtetuese, Mickoski thotë se VMRO-DPMNE-ja është e “gatshme që të ketë zgjedhje një orë e më parë”.

“Por, për fat të keq, ne nuk kemi 61 persona në Parlament me të cilin ai do të shpërbëhej”, tha Mickoski sonte në intervistë për Televizionin Sitel.

Ai përsëriti se do të mbështesin ndryshimet kushtetuese vetëm nëse ato kanë efekt të vonuar, gjegjësisht të hyjnë në fuqi kur vendi të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Në rast të kundërt, tha Mickoski, VMRO-DPMNE-ja “nuk ka ndërmend të mbështesë çfarëdo lloj ndryshime kushtetuese të cilët do të thonë pasiguri në procesin e negociatave”.

Në pyetjen se nëse VMRO-DPMNE-ja do t’i pranojë ndryshimet kushtetuese në procedurë kuvendor kur Qeveria do t’i dërgojë, ai u përgjigj se atëherë do të kërkojnë të jenë garantuese BE-ja dhe SHBA-ja.

Në pyetjen se pse nuk do të hynin me BDI-në në qeveri të gjerë dhe se nëse bashkëpunimi me LSDM-në do të thotë se i legjitimon politikat e partisë së Kovaçevski, Mickoski u përgjigj se Mickoski u përgjigj se “LSDM-ja janë qiraxhinj në Qeverinë e tyre” dhe se “politikat në Qeveri de fakto i udhëheq BDI-ja”.

Lidhur me pyetjen se nëse VMRO-DPMNE-ja !do të jetë e detyruar” të formojë qeveri me partinë e Ali Ahmetit nëse BDI-ja fiton në zgjedhjet e ardhshme në bllokun politik shqiptar, Mickoski u përgjigj se “rregulli fitues me fitues nuk vlen prej shumë kohësh”.

Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase. Kujtojmë që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.