Kovaçevski në takime të shkurtra me Michel, Macron dhe de Croo: Në perspektivën evropiane kemi mbështetjen e miqve tanë

Partnerët dhe mbështetësit tanë ndërkombëtarë njohin përparimin e vendit tonë. Në Maqedoninë e Veriut ata shohin një partner serioz që qëndron për demokracinë, lirinë, paqen dhe nxitjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Perspektiva evropiane e vendit tonë është një proces i pakthyeshëm në të cilin kemi mbështetjen e miqve tanë evropianë, shkroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Facebook, transmeton Portalb.mk.

Kovaçevski, i cili po merr pjesë në Samitin e 4-të të Këshillit të Evropës në Rejkjavík, thotë se në margjinat e takimit ka pasur takime të shkurtra me kryetarin e Këshillit Evropian Charles Michel, me presidentin francez Emmanuel Macron dhe me kryeministrin belg Alexander de Croo.

Në takimin me Charles Michel, shkruan Kovaçevski dhe thekson “një mik dhe mbështetës i madh në përcaktimin tonë strategjik për anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”.

Lidhur me takimin me presidentin francez Emmanuel Macron, Kovaçevski thotë se me të kanë ndarë optimizmin për anëtarësimin sa më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe për një proces të shpejtë reformues.

“Është në interesin tonë që liderët me ndikim si presidenti francez të na mbështesin në rrugën tonë për në BE,” thotë Kovaçevski.

Takimi me kryeministrin belg Alexander de Croo, siç shkruan Kovaçevski, ishte para hapjes së Samitit.

“Më vjen mirë që Belgjika po i jep mbështetje të madhe rrugës sonë evropiane dhe sigurisht angazhimit tonë ndaj reformave. Politika jonë e fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit është shembull i mirë dhe i mirëpritur edhe nga Belgjika”, shkruan kryeministri Dimitar Kovaçvski në një postim në Facebook.

Kovaçevski është pritur dje në Rejkjavik nga kryeministrja e Islandës, Katrin Jakobsdóttir dhe Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq.

“Para nesh, presidentëve dhe kryeministrave të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, janë dy ditë nga të cilat pres të dërgoj mesazhe të rëndësishme dhe kyçe për paqen dhe respektimin e të drejtave të njeriut, por edhe për të vepruar në solidaritet në këto kohë të vështira kur në Evropë nuk është sulmuar vetëm një vend, por janë sulmuar parimet dhe vlerat demokratike të rendit ndërkombëtar. Maqedonia e Veriut është një partner i përgjegjshëm dhe është detyrimi ynë që në mënyrë aktive të kontribuojmë në përgjegjësinë kolektive për paqen, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Këto parime do t’i përfaqësoj në emër të vendit tim dhe popullit tim këtu në Samitin e Këshillit të Evropës në Rejkjavik”, tha kryeministri Kovaçevski.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.