RMV, mot i lig në Dellçevë – objekte të përmbytura, lumi jashtë shtratit dhe asfalt i dëmtuar

Mot i lig me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe breshër pasditen e sotme e kaploi Dellçevën dhe vendbanimet e rrethinës, shkruan MIA, njofton Portalb.

Reshjet e rrëmbyeshme kanë përmbytur një pjesë të bodrumeve të shtëpive dhe objekteve tjera në qytet në lindje të vendit dhe ka shkaktuar vështirësi në komunikacion. Reshjet nga breshëri të cilat kanë qenë me madhësi të një lajthie kanë shkaktuar dëme në një pjesë të kulturave kopshtave dhe të të një pjese të plantacioneve të frutave.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza në profilin e tyre në Fejsbuk kumtuan se moti i lig në Dellçevë ka filluar ka zgjatur nga ora 16:30 deri në 18:20 dhe deri tani ka përmbytur më shumë se 60 objekte në lagjen “Prolet”, rrugën Industriale.

Nga atje informojnë se në terren kanë dalë Njësiti lokal territorial i zjarrfikësve dhe Ndërmarrja publike komunale “Bregallnica”,  me të gjithë ekipet e tyre dhe po tërheq ujin nga objektet e përmbytura.

Një pjesë më e madhe e qytetit për shkak shkak të motit të lig është pa furnizim me energji elektrike.

Nga fotografitë dhe video-xhirimet e publikuara nga qytetarë në rrjetetb sociale mund të shihen rrugë të përmbytura, ndërsa niveli i ujit arrin thuajse deri te dritaret e automobilave.

Në njërën nga videot, e publikuar në Fejsbuk shihet rrugë tërësisht e shkatërruar, me asfalt të plasaritur, për çka thuhet se është pasojë e motit të lig.

 

Nga Komuna e Dellçevës apelojnë qytetarët që të paraqesin çfarëdo lloj dëme eventuale.