RMV, kurse falas në matematikë dhe informatikë për nxënës nga i gjithë vendi

Nga muaji nëntor, nxënësve do t’ju mundësohet kurse online falas në matematikë dhe informatikës, gjegjësisht programim për fillestarët, nga shoqata “Mendje të ndritura”, transmeton Portalb.mk.

Mësimet do të mbahen në fundjavë dhe janë të destinuara për nxënësit nga klasa e katërt deri në klasën e nëntë. Për çdo klasë do të organizohen orë të veçanta.

Pasi klasat do të jenë të disponueshme përmes linqeve të ueb-faqes Mendje të ndritura dhe rrjeteve të tjera sociale, nuk ka asnjë kufizim për numrin e nxënësve që mund të marrin pjesë në orë.

Për kursin e programimit nuk ka kufi moshe dhe mund ta ndjekë kushdo që dëshiron të njohë programimin dhe të mësojë të programojë.

Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen në [email protected] dhe do të udhëzohen se si do të zhvillohen kurset.