RMV, gazetari nga Meta dhe krijuesi i “Studentarija” e fitoi Çmimin për pjesëmarrje rinore

Gazetari në agjencinë e gazetarëve Meta.mk dhe krijuesi i faqes “Studentarija” (@studentarija.mk) në Instagram, Goshe Nikollov, e fitoi Çmimin për pjesëmarrje rinore në kategorinë individuale që e jep Agjencia për Rini dhe Sport dhe Këshilli Rinor Kombëtar në Maqedoni (KRNM), transmeton Portalb.mk.

Nikollov ishte i nominuar për çmimin për angazhimin e tij si aktivist onlajn dhe krijues i përmbajtjeve dhe për reagimet e problemeve dhe sfidave me të cilat përballen studentët në Maqedoninë e Veriut.

Ndër aktivitetet që Nikollov i ka realizuar përmes “Studentarija” në vitin e kaluar, ishte edhe reaksionet për kushtet jo të drejta të propozuara për marrjen e të drejtës së shujtës studentore, heqja e diskriminimit me rritjen e bursës, alarmimin e kushteve në konviktin studentor “S.Naumov”, kujdesi për shëndetin mendor të studentëve dhe rrezikun social.

Në kategorinë individuale, Nikollov ishte ndër tetë kandidatët, ndërsa KRNM-ja njoftoi që ai ka fituar më së shumti vota në votimin onlajn që u mbajt nga 18 korrikut deri më 6 gusht.

Përveç Goshe Nikollov, Çmimin për pjesëmarrje rinore e ka fituar edhe Ekipi i sportit shkollor SHMSH për rehabilitim dhe arsim “Shën Naumi i Ohrit” dhe Shoqata qytetarë të rinjtë munden.

Ndryshe, të gjitha iniciativat rinore, grupet joformale rinore dhe organizatat rinore në Republikën e Maqedonisë së Veriut që kanë demonstruar vizion të qartë, kreativitet të jashtëzakonshëm, inovacion dhe udhëheqje dhe rezultate të matshme në përmirësimin e komunitetit apo mirëqenies së shoqërisë kanë pasur mundësi të konkurrojnë që të marrin një nga çmimet që i ndanë Agjencia për Rini dhe Sport (ARS) në bashkëpunim me Këshillin rinor nacional të Maqedonisë (KRNM), në kuadër të Çmimit për pjesëmarrje të të rinjve.

Në kuadër të këtij çmimi jepen 3 çmime, një në secilën nga kategoritë e mëposhtme: Kategoria individuale për të rinjtë e moshës 15 deri në 29 vjeç; Kategoria e grupeve joformale rinore me të paktën 3 anëtarë dhe Kategoria e organizatave rinore.

Qëllimi i këtij çmimi është njohja dhe valorizimi i punës së të rinjve në adresimin e çështjeve të ndryshme sociale, ndërsa mbështetja financiare që do të jepet do të sigurojë promovimin e punës dhe aktivizmit të fituesit.

Çmimi për pjesëmarrjen e të rinjve sipas kategorive që fituesit do të marrin janë: 1500 euro për kategori individuale; 3000 euro për grupet joformale rinore dhe 3000 euro për organizatat rinore.