Trump paralajmëroi tarifa 100% për vendet evropiane për këtë arsye

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërcënoi të premten se do të vendosë tarifa 100% për të gjitha mallrat nga çdo vend që vendos një taksë mbi shërbimet dixhitale për kompanitë amerikane, raporton Euronews.

Trump, i cili në postimin e tij iu referua “disa vendeve evropiane”, tha se këto tarifa të reja do të zëvendësonin çdo marrëveshje tregtare ekzistuese ose të ardhshme.

“Disa vende evropiane po diskutojnë zbatimin e menjëhershëm të një Takse mbi Shërbimet Digjitale për kompanitë amerikane. Disa prej tyre janë shumë afër miratimit të saj.

Le të shërbejë kjo deklaratë si një paralajmërim i qartë se çdo vend që vendos një taksë të tillë do të përballet menjëherë me tarifa 100% për të gjitha produktet që eksporton në Shtetet e Bashkuara.

Këto tarifa do të mbizotërojnë mbi çdo marrëveshje tregtare me vendin në fjalë, pavarësisht nëse ajo është zbatuar tashmë, është nënshkruar apo është ende në pritje.

Për më tepër, tarifat 100% do të vendosen menjëherë nëse këto vende vazhdojnë me zbatimin e taksës”, thotë ai konkretisht.