Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët u mblodhën në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 27-të e protestës qytetare, raporton TopChannel. Një pjesë e qytetarëve janë grumbulluar në sheshin ‘Skënderbej’, ndërsa disa protestues të tjerë janë stacionuar para Kryeministrisë, aty ku do të mbahen fjalimet.

Disa prej tyre e kanë shtrirë tubimi e tyre deri në orët e para të mëngjesit duke mos u larguar nga Kryeministria.

Gjatë fjalës së tij në shesh, nismëtari Kola ka kujtuar edhe çështjen Çame, duke brohoritur ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’.