RMV, diabetikët ankohen për mungesë terapie, Ministria e Shëndetësisë thotë se ka

Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve (SShD) reagon se sërish po përballen me mungesë të terapisë me insulinë. Ata kërkojnë seriozitet nga Ministria e Shëndetësisë dhe të veprojë në mënyrë transparente dhe të marrë informacion në kohë në periudhën aktuale, transmeton Portalb.mk.

Ministria përkatëse u përgjigj se për rishikimin e sasive të  insulinës “risodeg”, sipas sasive të parashikuara në realizimin e tenderit aktual, vetëm sasitë e mbetura ndahen me numër.

SShD thonë se situata aktuale vetëm sa konfirmon kërkesat e tyre të kahershme për ndryshime në modelin e disponueshmërisë së terapisë dhe ndihmave me një treg të hapur dhe futjen e çmimeve të referencës.

Ministria e Shëndetësisë thotë se ka sasi të mjaftueshme të barit, por se ka marrë njoftim nga kompania Novo Nordisk Pharma se ka mungesë globale të këtij ilaçi (Ryzodeg), ndaj këshillojnë pacientët që të blejnë një zëvendësues.

Kujtojmë se Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve të Maqedonisë së Veriut në shtator 2023, i dorëzoi Avokatit të Popullit peticion dhe kërkesë për veprim urgjent. Sindikata që bashkon personat e diagnostikuar me diabet tip 1 dhe tip 2 tha se nuk ka glukometra dhe shirita, të cilat ishin opremtuar, që janë për kontrollin e vlerave të glicemisë në gjak, si dhe sistemet për matjen e vazhdueshme të glicemisë për fëmijët dhe të rinjtë deri në 18 vjeç.