RMV, dëme nga stuhia e djeshme në disa qytete të vendit

Një numër i madh raportimesh për drunj të rrëzuar në disa fshatra dhe qytete në të gjithë vendin janë regjistruar nga njësitë rajonale të QMK-së. Në raportin përmbledhës nga ajte thekësojnë se dëme janë raportuar në rrethinën e Shtipit, Vinicës, Koçanit, Probishtipit, Strumicës, Kratovës, si dhe në kryeqytet, transmeton Portalb.mk.

Stuhia e cila zgjati rreth pesëmbëdhjetë minuta në Koçan shkaktoi dëme të vogla materiale në konstruksionet e kulmeve të disa objekteve, ndërsa nga reshjet e breshërit me përmasa të lajthisë u dëmtuan pemë dhe perimet, raporton MIA. Gjithashtu është raportuar për zjarr në fshatin Zhiganci, i cili u shua menjëherë, ndërsa ndodhi nga era e fortë që shkaktoi një qark të shkurtër në furnizimin me energji elektrike midis dy shtëpive.

Në rajonin e komunës së Karbincit, në drejtimin rrugor Shtip – Koçan, përballë pompës së benzinës afër fshatit Krupisht, është rrëzuar një dru si pasojë e erës së fortë. Shërbimet e kanë larguar të njëjtën, njofton QMK, ndërsa gjithashtu si pasojë e erës së fortë ka rënë edhe një plep në fshatin Radanje. Fshati ka mbetur përkohësisht pa furnizim me energji elektrike.

“QMK Rajonale Shtip njofton se si pasojë e erës së fortë dhe stuhisë që ka përfshirë zonën e komunës së Probishtipit, në rrugën ndërmjet fshatit Ratavicë – fshati Kiselicë dhe fshatit Ratavicë – fshati Legovë, ka pasur rrëzim të dunjëve. SP Probishtip dhe NjTZ Probishtip kanë ndërhyrë dhe drunjt janë larguar nga drejtime e përmendura rrugore”, thekson QMK.

Edhe në rrethinën e Strumicës ka pasur raportim për rënie të drunjëvemëve.

“Rruga rajonale Novosellë – Samoilovë, në rrugën kryesore Strumicë – Novosellë, dhe në rrugën kryesore Strumicë – Valandovë. Janë njoftuar NP Rrugët e Maqedonisë që t’i largojnë pemët e rëna. Kanë regjistruar edhe shtyllë të rënë në rrugën Boshko Buha nr. 90 në Strumicë dhe në fshatin Popçevë. Janë njoftuar EVN dhe ELS”, njofton QMK.

Stuhia pasditen e djeshme ka përfshirë edhe pjesë të Shkupit. Numri i urgjencës mori më shumë se 40 raportime, ndërsa 30 ishin për drunj të rrëzuar. Disa nga kryetarët e komunave të Shkupit të prekura nga stuhia kanë bërë të ditur se shërbimet kanë dalë në terren dhe po riparojnë dëmet.