Moti i keq në Maqedoninë e Veriut – drunj të shkulur dhe ujë nëpër rrugë (Foto + Video)

Pasditen e sotme vendin e goditi moti i keq, i cili tani për tani ka përfshirë vetëm disa pjesë të rajonit të Shkupit. Në lagjen Çair të Shkupit ekipi i Meta.mk ishte dëshmitar i drunjve të shkulur dhe ujit nëpër rrugë. Lagjja kundërmon në fekale, duke pasur parasysh atë që uji atmosferik derdhet në kanalizim, njofton Portalb.

Janë dëmtuar edhe disa automjete nga drunjtë, por edhe nga pjesët e shkulura të fasadave të ndërtesave të cilat përfunduan mbi xhamat e automobilave. Rruga “Kërste Asenov” në një pjesë nuk është i kaluaeshëm, për shkak se e bllokon një pemë e shkulur.

 

Reshje intensive të shiut ka edhe në Radishan dhe Draçevë.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza paralajmëruan se masë jostabile me vranësira nga territori i Kosovës do të bartet në Maqedoninë e Veriut dhe pritet të kaplojë rajonin e luginës së Shkupit, posaçërisht pjesën e saj lindore, si dhe rajonin e Kumanovës.

“Përcillet me shkarkesa elektrike, reshje të rrëmbyeshme të shiut, erë të fuqishme dhe me paraqitje të mundshme të breshërit”, paralajmërojnë nga QKM.

Parashikimet janë se nga nesër vazhdon “faza portokalli”, kur UV indeksi do të jetë. Të martën  dhe të mërkurën priten temperatura të cilat do të arrijnë edhe deri në 43 gradë Celsius, ndërsa nga e enjtja pritet ulje e temperaturave.