RMV, çmimet e derivateve të naftës do të pësojnë ndryshim pas mesnate

Çmimi i dizelit do të ulet për një denar, ndërsa çmimi i benzinës mbetet i njëjtë, njoftoi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, transmeton Portalb.mk.

Një litër naftë nga mesnata do të kushtojë 73 denarë,

Benzina Eurosuper 95 – 76,5 denarë për litër,

Eurosuper BS 98 do të kushtojë 78,5 denarë për litër.

Vaji për djegien e ekstra lehtë 1 do të kushtojë 72,5 denarë, ndërsa kilogrami i mazutit 40 denarë.

“Çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me përllogaritjen e mëparshme, tregojnë ulje të benzinës me një mesatare prej 0,573%, në naftë me 2,404%, në vaj ekstra të lehtë me 2,219% dhe në mazut rritje në mesatarisht me rreth 0.971%. “Kursi i denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar pas së cilës janë përcaktuar çmimet me llogaritjen paraprake është më i lartë për 0,131%”, njofton KRRE.