RMV, bastisje në Reçicë të Vogël, policia gjeti pistoleta, municione dhe substanca narkotike

Me urdhër paraprak të gjykatës, dje policia ka kryer bastisje në Reçicë të Vogël, ku janë gjetur municione, pistoleta dhe drogë. Nga MPB thonë se bastisjet janë bërë në ambientet e А.XH.(25) dhe F.XH.(26), ndaj të cilëve do të parashtrohet kallëzim penal, njofton Portalb.

“Është gjetur një pistoletë tip “Zastava”. 7.62mm me një karikator me dy fishekë, një pistoletë “Zoraki” 917-T me karikator pa municion, 23 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, 35 fishekë cal. 7.62 mm, një qese me lëndë bari, një peshore dixhitale dhe sende të tjera me mbetje të lëndës pluhurore të bardhë”, thonë nga MPB.

Siç informojnë nga MPB-ja, në koordinim me prokurorin publik, kundër personave do të dorëzohet kallëzim penal sipas nenit 215 dhe 396 nga Kodi Penal.