RMV, ajo që Drin Ahmeti u tërhoq nga “Soravia” nuk do ta shpëtojë nga hetimi për krimin e organizuar, pohon Prokuroria

Hetimi kundër Drin Ahmetit, nipit të liderit të BDI-së Ali Ahmeti, nuk do të ndërpritet, edhe pse dje informoi se do të tërhiqet nga kompania “Top” që e bleu “Soravia”-n, por intensifikohet, njofton Portalb.mk.

Nuk ka kurrfarë lidhje që është tërhequr lidhje që është tërhequr, thonë nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Çdoherë është e rëndësishme që kush ka qenë person udhëheqës në momentin e kryerjes së veprave penale, thonë nga atje.

“Lidhur me ndryshimin e strukturës pronëse të subjektit juridik, ju përkujtojmë se në pajtueshmëri të ligjit, nëse ekziston përgjegjësi, barra është e atij personi i cili në momentin e ndodhjes eventuale të veprës penale ka qenë pronar ose ka udhëhequr me subjekt të caktuar juridik, madje prej aty ky ndryshim nuk do të ndikoj ndaj procedurës që zhvillohet”, thonë nga PTHP për krim të organizuar.

Sipas numrit dhe nivelit të institucioneve që i përmendi Prokuroria s janë të përfshira në këtë parahetim, duket se bëhet fjalë për një nga rastet më të mëdha të cilët i ka ngritur në kohën më të re por edhe se nuk bëhet fjalë këtu vetëm për krim ekonomik, por edhe për krim serioz. Prokuroria nuk tregon se për çfarë bëhet fjalë dhe kërkon mirëkuptim sepse lënda është në parahetim, ndërsa pret përgjigje edhe nga disa shtete të huaja.

“Në këtë procedurë parahetuese gjithëpërfshirëse përveçhetuesve nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar  të cilët po i analizojnë materialet e grumbulluara, veprojnë edhe Drejtoria për inteligjencë financiare, Drejtoria për të ardhura publike, Njësiti për krim financiar – Sekori për hetime kriminale pranë Sektorit për shkatërrim të krimit të organizuar dhe serioz dhe Njësiti për krim ekonomik – Sektori për krim ekonomik dhe korrupsion pranë Sektorit për polici kriminalistike në MPB”, informuan nga Prokuroria për Krim të Organizuar.

Po hetohen furnizimet publike që i ka marrë Drin Ahmeti për kohë të shkurtër pasi ky person shumë i ri shndërriti si biznesmen i suksesshëm.

“Është grumbulluar dhe analizuar dokumentacion lidhur me furnizimet publike me ESM, ELEM dhe NP “Komunalec” – Kërçovë, si dhe dokumentacion nga Komisioni për mbrojtje të konkurrencës, nga Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik, Sektori për punë administrative pranë MPB-së dhe Kapitenisë së porteve, Ministria e Ekonomisë dhe Depozitari qendror për letra me vlerë. Njëkohësisht në bashkëpunim me institucione relevante të shteteve tjera po ndërmerren aksione për zbardhje të të rastit”, potencojnë nga Prokuroria.

Drin Ahmeti dje publikoi se po tërhiqet nga kompania e tij, e cila bashkohet me kompani nga Teksasi. “Në emisionin Kod” në Televizionin Telma javën e kaluar u publikua se biznesi i partnerit amerikan nga Dallasi (Teksas) është menaxhim me bare striptizi.

Drin Ahmeti publikoi se “Top industris” e ndërmerr kompania “Teksas amerikan interneshënël holldings”, e cila sipas “Kod”-it është e biznesmeti Nik Nazar Mehmedi, i cili madje në korrik të vitit të kaluar ka themeluar kompani me investim prej tre milionë euro dhe është me seli në adresë të njëjtë në Shkup si “Top industris”. Firma në të njëjtën adresë me “Top”-in në biznes qendrën “Soravia” quhet “Amerikan investments” dhe është e regjistruar për shërbime konsultuese.

Ahmeti publikoi se po tërhiqet nga “Top”-i, por ende është në krye të “Soravia”-s në Qendrën tregtare në Shkup. Ai ka hyrë në këtë firmë si drejtor dhe udhëheqës me të holla të huazuara n]pikërisht nga investimi themelues prej tre milionë euro të Nik Mehmedit, pronarit të “Top”-it dhe stripti bareve në Dallas.

Lënda kundër Drin Ahmetit ende është në procedurë parahetimore.

“Me kërkesë të një pjese të institucioneve që aktivisht punojnë sipas urdhrave të prokurorit publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është vazhduar afati për veprim të tyre dhe janë dhënë drejtime deri te më shumë institucione relevante me ndihmën e të cilëve duhet të zbardhet rasti”, potencojnë nga Prokuroria për krim të Organizuar.