Dita Starova-Qerimi u dekorua me mirënjohjen “Kalorës i Rendit Ylli i Italisë”

Drejtoresha e Galerisë Nacionale të Maqedonisë (GNM) Dita Starova-Qerimi sot u dekorua me mirënjohjen “Kalorës i Rendit Ylli i Italisë” nga ambasadori italian Andrea Silvestri, njofton Portalb.mk.

Në ngjarjen solemne në Çifte hamam, në prezencë të një numri të madh të artistëve, studentëve, kolegëve, miqve, Starova-Qerimi, e cila është artiste dhe rofesoreshë, me emocione të mëdha e pranoi Dekoratën që e ndan presidenti i Italisë Serxho Matarela për vendosjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve personale dhe profesionale me Republikën e Italisë, për bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve nga të dy shtetet, me propozim të ministrit të Punëve të Jashtme.

Ambasadori Silvestri tha se Starova-Qerimi ndër vite ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Italinë si menaxhere kulturore, disa herë ka qenë dhe është kurator i sivjetmë i Bienales së Venecies të artit dhe profesioniste e jashtëzakonshme.

“Kalorës i Rendit Ylli i Italisë” është dekoratë ee cila ndahet nga viti 1947 si “Rendi i Yllit të solidaritetit italian”, ndërsa nga viti 2011 e mban emrin e ri.

Pas dekorimit solemn, është hapur ekspozita “Pinokio më i dashur, dizejnatorët italianë dhe dizejnatorët grafik e ridisejnojnë kukullën më të njohur në botë”. U ekspozuan 60 dizejn projekte nga 30 dizejnatorë dhe dizejnatorë grafik, me rastin e 140-vjetorit nga edicioni i parë i librit “Aventurat e Pinokios – Rrëfimi për kukullën” nga Karrlo Kolodi, libri më i përkthyer italian në botë.