“Rinoqerontët” do të tubojë frankofonët në Teatrin Shqiptar më 12 shkurt

Vepra e njohur e autorit francez Eugène Ionesco, “Rinoqerontët”, do të shfaqet në skenën e Teatrit Shqiptar më 12 shkurt 2026, me fillim në ora 20:00, nën regjinë e Vasil Vasilev nga Bullgaria, transmeton Portalb.mk.

Shfaqja i dedikohet frankofonëve dhe dashamirësve të teatrit, duke sjellë në skenë një nga kryeveprat më përfaqësuese të teatrit të absurdit.

Në bashkëpunim me Institutin Francez në Shkup, dhe në prani të përfaqësuesve të trupit diplomatik si dhe publikut të gjerë, trupa e Teatrit Shqiptar do të prezantojë këtë produksion si një urë kulturore që lidh Teatrin Shqiptar me botën frankofone.

Për publikun do të sigurohet përkthim i titruar në gjuhën frënge dhe maqedonase.