Qyteti i Shkupit brenda dy muajve shqiptoi qindra dënime për ndotje të mjedisit jetësor, kryetari paralajmëroi subvencione

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, sot ka paralajmëruar zero kompromis ndaj ndotësve të ajrit, duke paralajmëruar dënime deri 53 mijë euro, transmeton Portalb.mk.

“Sot u mbajt një seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Qytetit të Shkupit, kushtuar ndotjes së ajrit dhe shkaqeve të saj”, deklaroi Gjeorigjievski, duke treguar se janë shqiptuar dënime nga 1 mijë euro deri 53 mijë euro.

Gjeorgjievski sqaroi që nga 6 nëntori e deri më 1 janar janë shqiptuar 90 dënime, 33 vendime detyruese, 35 inspektime të veçanta dhe 290 paralajmërimeve, duke theksuar edhe kontrollet e jashtëzakonshme në hapësirën e OHIS-it. Kontrolle janë kryer edhe në komunikacion dhe në kantieret e ndërtimit, duke shqiptuar më shumë se 60 dënime.

Gjeorgjievski për vitin 2026 ka planifikuar 64 milionë denarë investime në mjedisin jetësor, duke paralajmëruar subvencione për inverterët, pastrimin e oxhakut, filtra të oxhaqeve dhe biçikletat.