QMK: U gjetën dy fëmijët që humbën në Vodno të Shkupit

Dje, në numrin e vetëm p;r raste urgjente 112 është raportuar për fëmijë në zonën e Vodnos së mesme, të cilët kanë dashur të shkojnë më shpejt në qytet përmes një rruge tjetër, por kanë humbur, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave, transmeton Portalb.mk.

Menjëherë është njoftuar policia dhe pas një kohe relativisht të shkurtër fëmijët janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë transportuar në shtëpitë e tyre në Shkup.

522 thirrje në numrin e urgjencës 112, thirrjet “reale” të urgjencës ishin 33,84%, dhe 66,16% ishin të tjera, të quajtura “telefonata jo emergjente”, të cilat ishin për nevoja të tjera të qytetarëve ose thjesht nuk ishin urgjente.

Sipas natyrës së ngjarjeve, 50,80% e thirrjeve në 112 janë bërë në polici, 37,97% në Urgjencën Mjekësore dhe 7,49% në Zjarrfikës.

QMK-ja njofton gjithashtu se këtë fundjavë ka pasur 25 zjarre në hapësira të jashtme – 21 të shtunën dhe katër zjarre dje, në Manastir, Prilep, Krushevë dhe Kumanovë.