Të mërzitur, me lule dhe lotë në sy shoqëria i thanë lamtumirë Vanjës 14 vjeçare

Heshtje, lot dhe atmosferë zie mbretëroi sot në shkollën “Johann Heinrich Pestalozzi”. Fëmijë duke qarë, mësues dhe prindër që qanin, me lule në duar dhe me kokë të ulur, prisnin në radhë për të nënshkruar librin e zisë, i cili u hap mëngjesin e sotëm për 14-vjeçaren e vrarë Vanja Gjorçevska, transmeton Portalb.mk.

Një fotografinë e madhe me imazhin e saj, ishte vendosur në një bankë përpara hyrjes së shkollës.

“Vëlla, ajo nuk është më. E kupton? Nuk është”, i tha njëri nga fëmijët shokut të klasës, i cili priste në radhë për të lënë një mesazh të fundit në librin e zisë.

Dhe mësuesja e Vanjas, e cila e mësoi atë në shkollën e mesme dhe që tani është në pension, erdhi për të nënshkruar librin.

“Çfarë të them, vajza ishte mirë. E qetë, pa probleme, ishte fëmijë shembullor. Kjo na goditi rëndë të gjithëve”, tha mësuesja me lot në sy.

Shoku i saj i klasës tha gjithashtu se Vanja ishte një shoqe e mirë.

“Ishte një shoqe e mirë, bashkëpunëtore shpirtmirë, e qetë. Ajo u miqësua me të gjithë. Ne menduam gjatë gjithë kohës se ajo kishte shkuar diku dhe se do të kthehej, kjo na jepte shpresë. Askush nuk e priste një fund të tillë”, tha vajza.

Sot në këtë shkollë nuk dihet se si do të organizohet mësimi. Drejtoresha e shkollës, Katerina Atanasova, nuk ka pranuar të japë deklaratë dhe të thotë se si do të organizohet dhe a do të ketë ndryshime këto ditë.

Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, mëngjesin e sotëm ka ardhur për të bërë nderimet e fundit për Vanjën e vrarë.

Komuna e Qendrës njofton se të gjithë qytetarët që duan të bëjnë nderime mund të vijnë në shkollën fillore dhe të nënshkruajnë në librin e zisë. Shkolla “Johann Heinrich Pestalozzi”, në bashkëpunim me disa psikologë, është e gatshme të mbështesë nxënësit dhe të komunikojë me ta, në mënyrë që të gjithë ta bëjnë më të lehtë kapërcimin e kësaj ngjarje tragjike.

Kujtojmë se vanja u vra më 27 nëntor, ditën që u rrëmbye. I përfshirë në rrëmbimin e Vanja Gjorçevskës ishte edhe babai i saj, i cili ka dhënë informacione për kohën se kur Vanja largohet vetëm nga shtëpia. 14-vjeçarja u rrëmbye për të zhvatur para nga nëna e saj dhe menjëherë pas kësaj u vra me armë. Vrasësi e vrau sepse kishte frikë nga provat që policia mund t’i gjente në hetimin e filluar pas kallëzimit, tha sot në mëngjes ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Vanja Gjorçevska u shpall e humbur më 27 nëntor nga nëna e saj, dhe u regjistrua në regjistrin e personave të zhdukur me fotografi portret dhe përshkrim të saj në faqen e MPB-së. Më 29 nëntor Interpoli shpalli fletë-arrest ndërkombëtar. Të premten mbrëma u arrestuan pesë persona dhe u konfiskua një automjeti që besohet të kenë lidhje me zhdukjen e Vanjës. Më pas, Prokuroria Publike njoftoi se është caktuar paraburgim prej 48 orës për tre persona.