RMV, u privua një person nga rrethina e Tetovës i dyshuar për përdhunim të një fëmije i cili nuk ka mbushur 15 vjeç
Një person nga rrethina e Tetovës mbrëmë është privuar nga liria për shkak se dyshimi për përdhunim të një fëmije i cili nuk ka mbushur 15 vjeç, njofton Portalb.mk.
“Mbrëmë në ora 21:45, pas paraprakisht të një videoje të publikuar në rrjetet sociale, në Stacionin policor në Tetovë vet është paraqitur R.H.(62) nga një fshat i Tetovës. Pas drejtimeve të prokurorit publik nga PTHP Tetovë, personi është privuar nga liria për shkak të dyshimit për vepër të kryer penaëe ‘përdhunim të një fëmije i cili nuk ka mbushur 15 vjeç’ sipas nenit 188 nga Kodi Penal”, informoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga MPB-ja kumtojnë se personi është mbajtur në stacion policor për procedurë të mëtejme dhe zbardhje të plotë dhe dokumentim të rastit.