Në territorin e shtetit sot janë evidentuar gjithsej tetë zjarre në hapësirë të hapur, prej të cilëve katër ende janë aktiv, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza, njofton Portalb.mk.
Në komunën Prilep, në fshatin Beshishte po digjet pyll i përzier cilësor, ndërsa në Komunën e Makedonski Brodit, në fshatin Creshnevo po digjet një pyll i degraduar me lisa dhe shkurre. Sipas informacioneve nga QMK, në Komunën e Çashkës ka një zjarr pyjor nën Sollunska Gllava, midis vendeve të quajtura “Izvorite na Babuna” dhe “Babina Dupka” dhe në Veles po digjet një zjarr në vegjetacion të ulët.
Gjatë ditës janë shuar katër zjarre në fshatrat Vranovc, ku digjej vegjetacion i ulët dhe mbeturina, në Llojan, vegjetacion i ulët dhe kasht, në Radanje sipërfaqe e mbjellë me drithëra dhe vegjetacion të ulët, dhe në Orllanc vegjetacion i ulët dhe mbeturina.
Për përhapjen e zjarreve në mënyrë shtesë kontribuojnë edhe kushtet e motit, temperaturat e larta dhe pmungesa e reshjeve të shiut. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëroi se gjatë ditëve të ardhshme na presin temperatura ekstreme të larta, të cilat në gjithë vendin do të jenë mbi 30 gradë, ndërsa në disa vende do të tejkalojnë edhe 40 gradë. Të dielën, në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, do të ketë kushte për vranësira lokale jostabile me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Të mërkurën dhe të enjten do të fryjë emë e përforcuar verore, e cila do të shkaktojë rënie të konsiderueshme të temperaturave ditore.