QMK: Në 24 orët e fundit janë regjistruar 27 zjarre
Në territorin e shtetit janë aktive gjashtë zjarre, ndërsa një është nën kontroll. Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) informoi se deri në orën 07:30 të mëngjesit janë regjistruar gjithsej 27 zjarre, prej të cilëve 20 janë shuar, transmeton Portalb.mk.
Aktive janë zjarret në zonën ndërmjet fshatrave Moranë – Vrtekicë – Ramni Gaber, në lokalitetin Vidush, pranë fshatit Dragov Dol dhe pranë fshatit Lokvicë në komunën e Makedonski Brodit, si dhe pranë fshatit S’llp në komunën e Velesit.
Zjarre aktive ka gjithashtu pranë fshatit Kopancë në komunën e Jegunovcës, pranë fshatrave Borino – Zhitosh në komunën e Krushevës dhe pranë fshatit Bojan në komunën e Sarajit.
Nën kontroll është zjarri pranë deponisë së qytetit në Dellçevë.