QMK: Janë shuar të gjitha zjarret e djeshme në RMV

Të 20 zjarret në ambient ​​të hapur janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave. Siç informojnë nga QMK, zjarri ka rënë në komunën e Dojranit dhe komunën e Bogdancit (digjej një pyll i ulët dhe i përzier), ku ekipet e zjarrfikësve janë në terren dhe ende po kontrollojnë për shfaqje eventuale të zjarrit, transmeton Portalb.mk.

Zjarre ka pasur në komunën e Strumicës, fshatin Prosenikovë – fshatin Saraj, komunën e Gazi Babës, 2, lagjen “Kamnik” në drejtim të lagjes “Hekuranaa” dhe në rrugën “Zenden Xhemail” afër Pazarit Kvantashki. Komuna e Studeniçanit, 2, fshati Koliçan dhe fshati Moranë, komuna e Sarajit, fshati Lubin, komuna e Strugës, 2, fshati Tatesh dhe fshati Llozhan, Komuna e Prilepit, 4, fshati Galiçan, rruga për Manastir, fabrika “11 Tetori” dhe mbi kopshtin “Goce Dellçev”; Komuna e Manastirit, 2, Rruga Industriale dhe ndërmjet fshatrave Beranci dhe Sërpci; Komuna e Shtipit, lokaliteti Suitlak; komuna e Gostivarit, fshati Sërbinovë.

Bimësia e ulët është djegur në komunat e Zhelinës dhe Dollnenit, dhe pylli me kërcell të ulët në komunën e Likovës, mbi fshatin Nikushtak.

Paraqitja e vatrave të zjarreve në Maqedoninë eVeriut ka nisur në fund të korrikut, por me intensitet më të madh në muajin gusht.

LEXO: RMV, zjarri në Belakovc është shuar, janë djegur tri shtëpi dhe dy hapësira ndihmëse (Video)