Shkup, transporti publik prej nesër me numër të shtuar të autobusëve

Prej nesër, e shtunë (02.09.2023), në përputhje me Vendimin për transport të udhëtarëve në qytetin e Shkupit, transporti publik do të funksionojë sipas orarit javor dimëror, njoftoi Ndërmarrja për Transport Publik Shkup, transmeton Portalb.mk.

Kjo nënkupton rritje të numrit të autobusëve të NTP Shkup dhe të transportuesve privatë në linjat qytet-periferi, me ardhje më të shpeshta të autobusëve në ndalesa.

Orari është i disponueshëm në ueb faqen www.jsp.com.mk.

Kujtojmë se nxënësit e shkollave të mesme të vitit të parë të cilët i plotësojnë kushtet për transport falas (nxënës në shkollat ​​e mesme ku themelues është Qyteti i Shkupit) biletat do t’i marrin në shkollat ​​e tyre amë. Përkatësisht, tani do t’u jepen bileta të përkohshme, të cilat ndërkohë do te zëvendësohen në kartela”Skopska”.

“Nxënësit nga klasat më të larta, në rast se kanë nevojë për kartelë të re elektronike të personalizuar “Skopska” (për shkak të humbjes së kartelës etj.), mund të marrin të re/dublikatë në çdo qendër personalizimi të NTP Shkup.
Në të njëjtën kohë, është e nevojshme të dorëzohet vërtetim nga shkolla dhe të paguhet tarifë prej 200 dinarë për përgatitjen e kartelës”, njoftoi dy ditë më parë NTP.

Biletat e nxënësve të shkollave të mesme për përdorimin falas të transportit publik janë të vlefshme për të gjitha linjat (qytet dhe periferi) nga ora 05:00 deri në 24:00, gjegjësisht, nuk vlejnë vetëm për linjat e natës.