QMK: Gjendja deri në mesditë në RMV, shtatë zjarre janë aktive

Deri në ora 13:00 janë regjistruar gjithsej 15 zjarre, prej të cilëve: 7 janë aktive, 4 janë nën kontroll, 4 janë të shuara, transmeton Portalb.mk.

Zjarre aktive (7):

• Komunat e Vasilevës, Radovishit dhe Berovës – fsh. Nivichinë, mali Golem Goten dhe malet e Maleševës (pyll me bimësi të ulët, bredh, shkurre dhe vegjetacion i ulët)
• Komuna e Brodit – fsh. Greshnicë (pyll i përzier dhe bar i thatë)
• Komuna e Brodit – mes fshatrave Lokvicë dhe Krapë (pyll i degraduar me dushk, shkurre dhe vegjetacion i ulët)
• Komuna e Prilepit – fsh. Beshishte, vendi Beshishki Rid (vegjetacion i ulët)
• Komuna e Zhelinës – mes fshatrave Cerovë dhe Grupçin (pyll i ulët dhe i degraduar)
• Komuna e Demir Kapisë – pranë tuneleve të autostradës E-75 (vegjetacion i ulët)
• Komuna e Likovës – fsh. Orizare (vegjetacion i ulët dhe mbeturina nga korrja)

Zjarre nën kontroll (4):

• Komuna e Brodit – fsh. Latovë, vendi Markova Stapalka (shkurre dhe bar i thatë)
• Komuna e Resnjës – nga fsh. Shurlencë deri në fsh. Ezeran (kallamishte dhe vegjetacion i ulët)
• Komuna e Prilepit – mes fshatrave Careviq dhe Smollan, vendi Radobil Rrid (pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët)
• Komuna e Prilepit – nga fsh. Shtavicë drejt fshatrave Çumovë, Volkovë dhe Prilepecë (vegjetacion i ulët dhe pyll i degraduar)

Zjarre të shuara (4):

• Komuna e Dojranit – fsh. Nikolliq (pyll i përzier)
• Komuna e Gostivarit – fsh. Belovishtë (pyll me dushk të ulët)
• Komuna e Velesit – afër fshatrave Xhidimirci – Krushjë – Ivankovci (pyll i degraduar me bimësi të ulët)
• Komuna e Kumanovës – fsh. Reçicë (vegjetacion i ulët)
Qeveria e Maqedonisë së Veriut deri më 23 korrik do të pranojë qytetarë të interesuar për të punuar në njësitë zjarrfikëse.

Kujtojmë dhe se në RMV është ndaluar lëvizja në pyje që nga 1 korriku e deri në fund të gushtit.

Edhe viteve të fundit gjatë periudhës së verës vendi është përballur me shumë zjarre në pyje.

Madje, në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).