Qeveria e RMV-së do të formojë grup punues për shqyrtimin e kërkesave të administratorëve gjyqësorë

Në shtatë ditët e ardhshëm do të formohet grup punues e cila do të punojë në gjetjen e një zgjidhje në lidhje me kërkesat e punonjësve në gjykata, prokurori publike dhe në organet e administratës shtetërore, transmeton Portalb.mk.

Ky vendim u soll në seancën e sotme qeveritare, ndërsa është propozim i Ministrisë së Drejtësisë, pasi javën e kaluar ministri Krenar Lloga në bisedë me Sindikatën e Punëtorëve të Administratës, Degëve të Drejtësisë dhe Shoqatave të Qytetarëve (ADShQ) u dakorduan që të gjendet një zgjidhje e përbashkët, me qëllim që të mos bllokohet procesi i lëndëve në gjykata dhe prokuroritë publike.

Në grupi punues do të jenë ministrat e Drejtësisë, Financave, i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike si dhe përfaqësues të Sindikatës së ADSHQ-së.

Sindikata e punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve të enjten protestuan në Shkup, prej ku kërkuan rritje të pagave për 78 përqind dhe kthim të shtesave të pagës.