Qeveria do të mbështet me 1 milion euro çdo investim nga mërgimtarët e Maqedonisë së Veriut, premtoi Bekteshi

Ministri për Ekonomi, Kreshnik Bekteshi, sot në hapjen solemne të fabrikës për prodhimin e telave dhe tubave të bakrit, Multipark Izairi në Bogovinë, ka premtuar mbështetje qeveritarë për mërgimtarët, transmeton Portalb.mk.

“Çdo investim i cili ndodh nga një mërgimtarë në RMV do të mbështetet deri në 1 milion euro mjete të pakthyeshme nga Qeveria, me qëllim që mundi dhe sakrifica e tyre të kthehet në vendin e vet”, deklaroi Bekteshi në Kamjan.

Në përurimin e investimit të vëllezërve Izairi që janë kthyer nga Gjermania, mori pjesë edhe zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi.

“Mbështetja e Qeverisë, e cila e mbështet këtë kompani përmes Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve, është tregues i politikave të suksesshme ekonomike të vendit, dhe krijon një klimë të volitshme për kompanitë, duke i stimuluar ato të hyjnë në cikle të reja investimi. Marrëveshjen për ndihmë financiare investive Multipark Izairi e ka nënshkruar në vitin 2021 dhe vetëm për ciklin investues të atij viti kompania ka marrë ndihmë financiare shtetërore prej 47 milionë denarë, e cila do të vazhdojë deri në përfundim të projektit të tyre”, tha Bytyqi.