Qendër e re e sigurisë kibernetike në Shqipëri

Forcat e Armatosura dhe i gjithë sistemi i Ministrisë së Mbrojtjes do të ketë një njësi të veten për sigurinë kibernetike, raporton Klan. Kjo njësi ushtarake është mbështetur si me ekspertizë ashtu dhe financiarisht dhe SHBA. Ndërkohë që një këshilltar i huaj do të asistojë njësinë për 3 vitet e para.

Ministri i Mbrojtjes shpjegon gjatë inspektimit me kryeministrin dhe të ngarkuarin me punë në ambasadën amerikane sesi do të funksionojë njësia që ka 50 për qind të ekspertëve ushtarakë dhe 50 të tjerë civil.

“Kemi dhe mundësinë e madhe që në rrjetet e qendrave të inovacionit dhe mbrojtjes kibernetike të NATO-s, kemi mundësi të shkëmbejmë informacione, të marrim trajnime të vazhdueshme, ka një qendër të NATO-s për sigurinë kibernetike, qendër ekselence në Estoni, ne jemi bërë pjesë e saj”.

Drejtuesi i kësaj qendre pranon se mbi sistemin e Forcave të Armatosura ka pasur sulme nga Rusia dhe Kina.

“Kemi pasur tentativa, por nuk kemi pasur dalje të informacionit. E kemi menaxhuar kemi pasur dhe nga rusët dhe nga Kina”.

Aktualisht numërohen rreth 2 mijë sulme çdo ditë drejt sistemeve të Forcave të Armatosura deri më tani asnjë nuk është konsideruar kritik.