Putini ka thyer heshtjen për vdekjen e Prigozhinit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të enjten ka folur për herë të parë të pas rrëzimit të avionit në Rusi, në të cilin u tha se ishte edhe shefi i “Wagnerit”, Yevgeny Prigozhin. Putini ka deklaruar se kryemercenari ka bërë gabime serioze në jetën e tij, raporton Koha.net.

“E kam njohur moti Prigozhinin, që nga 1990-ta. Mirëpo ishte person me fat të komplikuar dhe ka bërë gabime serioze në jetën e tij, por gjithashtu ka kërkuar të arrijë rezultate të nevojshme – si për vete ashtu edhe kur ia kam kërkuar, për kauzën e përbashkët, të cilat i kemi pasur në muajt e fundit”, ka thënë ai në një adresim televiziv, raporton BBC.

Ai u shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave, derisa shtoi se anëtarët e “Wagnerit” ishin biznesmenë të talentuar.

Putini ka thënë se hetuesit janë duke analizuar se çfarë ka ndodhur me aeroplanin e Prigozhinit, por ka shtuar se hetimet do të marrin kohë.