Punimet në Bllagoja Toskë zhvillohen ngadalë, Durmishi: Nëse ndërmarrja nuk punon siç duhet, do të marrë referencë negative
Ka kaluar gati se një vit që nga rifillimi i punimeve për vazhdimin e bulevardit “Bllagoja Toska” nga shkolla tekstile deri te spitali i qytetit të Tetovës. Punimet u ndërprenë për shkak të kushteve klimatike, ndërkaq, sipas autoriteteve komunale bulevardi duhet të përfundojë këtë pranverë. Punimet zhvillohen ngadalë ndërsa kryesuesi i këshillit komunal të Tetovës, Besar Durmishi theksoi nëse ndërmarrja nuk vazhdon me tempon e duhur, do të marrë referencë negative nga komuna, shkruan Portalb.mk.
Ka një vit pa dhjetë ditë nga rifillimi i punimeve për vazhdimin bulevardit “Bllagoja Toska”. Megjithatë, qytetarët ende nuk mund ta gëzojnë këtë rrugë pasi e njëjta nuk ka përfunduar.
Qytetarët që Portalb.mk takoi përgjatë kësaj rruge nuk kanë shpresa se kjo rrugë do përfundojë së shpejti.
“Filloi me shumë hov, menduam se do përfundojë shumë shpejt por ja ku jemi siç po e shihni, është punuar por duhet më ta mbarojnë pasi kanë kaluar disa muaj prej kur filluan punimet, të lirohet pak trafiku”, tha në qytetar.
“Punohet ngadalë, ku është problemi nuk e di, pyetni ato që merren me këtë punë, unë nuk e di, neve na intereson të përfundojë rruga”, deklaroi një qytetare tjetër.
“Nuk e di çka të të them, siç duket, te jem fer, është punuar por ngadalë. Kam dëgjuar se do e përfundojnë para verës, para se të vijnë mërgimtarët, a do bëhet kështu nuk e di, ta shohim”, u shpreh një qytetar.
Portalb.mk pyeti kryesuesin e këshillit komunal të Tetovës, Besar Durmishin, se kur konkretisht do përfundojë bulevardi. Duke mos precizuar afat kohor ai u shpreh se nëse ndërmarrja nuk vazhdon me tempon e duhur, do të merr referencë negative nga Komuna.
“Kam komunikuar me udhëheqësin e Sektorit për Rrugë dhe Komunikacion, i kam kërkuar atij që të dërgon kërkesë deri te ndërmarrja që është duke u marrë me punimet në atë rrugë dhe në qoftë se nuk vazhdon me tempon e duhur, ndërmarrja do të merr referencë negative nga ana e Komunës së Tetovës”, tha Durmishi për Portalb.mk.
Kujtojmë që në muajin mars, kryetari i këshillit komunal tha se bulevardit pritet të jetë funksional në pranverë të këtij viti. Këtë afat kohor dhjetorin e kaluar e dha edhe kryetari i komunës.
Punimet për vazhdimin e bulevardit rifilluan me 16 maj 2022 nga Shkolla Tekstile “Goce Stojçevski”, për të përfunduar aty ku filloi udhëheqësia e kaluar gushtin e vitit 2021, tek ura nën spitalin e qytetit dhe që u la në gjysmë. Kujtojmë që në një pjesë të kësaj rruge, nga shkolla Tekstile është shtuar asfalt, ndërkaq dhjetorin e kaluar u zgjidh edhe problemi me shtëpinë e fundit që pengonte vazhdimin e bulevardit.
Premtimet për përfundimin e këtij bulevardi datojnë gati se para një dekade, i njëjti çdo herë premtohet para zgjedhjeve, ai është edhe pjesë e Programit Zgjedhor 2021-2025 për Tetovën të kryetarit aktual të Komunës së Tetovës.
- LEXO: Kush e ndërton “Bllagoja Toskën”, TAV-i apo qytetarët? Qëndrime të kundërta nga këshilltarët e BDI-së dhe Komuna e Tetovës
- LEXO: Filloi rrënimi i shtëpisë së fundit në “Bllagoja Toskë”, pranvera është afati i ri sipas Kasamit për përfundimin e bulevardit
- LEXO: U arrit marrëveshje mes banorit dhe Komunës së Tetovës për rrënimin e objektit që pengon vazhdimin e bulevardit “Bllagoja Toska”
- LEXO: Problemi me “Bllagoja Toskën”, banori: Ende jemi në gjyq, komuna: ai nuk e respekton ligjin
- LEXO: Kasami do të kërkojë asistim policor për të rrënuar objektin i cili e pengon “Bllagoja Toskën”
- LEXO: Kasami: Kemi problem me një banor për hapjen e “Bllagoja Toskës”
- LEXO: Shtëpitë nuk janë prishur, Komuna s’tregon çfarë ndodh me “Bllagoja Toskën” që duhet të mbarojë në tetor (Video)
- LEXO: Nuk dihet nëse bulevardi “Bllagoja Toska” do jetë gati në vjeshtë, Komuna e Tetovës hesht (VIDEO)
- LEXO: Bulevardi “Bllagoja Toska”, Kasami: Nuk janë ndërprerë punimet, kanë dalë disa probleme të paparashikuara
- LEXO: Kasami: Në vjeshtë përfundon bulevardi “Bllagoja Toska” (VIDEO)
- LEXO: Rifilluan punimet për vazhdimin e bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë, këtë herë prej te shkolla tekstile (VIDEO)