fbpx

Nuk dihet nëse bulevardi “Bllagoja Toska” do jetë gati në vjeshtë, Komuna e Tetovës hesht (VIDEO)

Rruga e stër-premtuar dhe e stër-përfolur në Tetovë, bulevardi “Bllagoja Toska” assesi të përfundojë dhe të “lirojë” kaosin në trafik. Ndonëse u premtua se gjatë vjeshtës do jetë gati, punimet aty zhvillohen me intensitet të ulët, kështu pohojnë qytetarët përreth rrugës. Komuna hesht për atë se kur do përfundojë i njëjti, shkruan Portalb.mk.

Vjeshta po afron e me këtë edhe afati për përfundimin e punimeve dhe lëshimin në përdorim të kësaj rruge.

Për të parë se deri ku janë punimet, Portalb.mk ishte pikërisht te kjo rrugë. Aty vërehej vetëm një ekskavator dhe katër punëtorë të cilët punonin. Punimet zhvilloheshin ngadalë.

Qytetarët përreth shprehen se aty herë punohet e herë jo, e shumë ngadalë.

Nga Komuna e Tetovës edhe pse thanë se do të përgjigjen në pyetjet gazetareske se a ka ndonjë problem në realizimin e punimeve dhe se kur do të përfundojnë të njëjtat, megjithatë nuk u përgjigjën.

This slideshow requires JavaScript.

Ndërkaq rikujtojmë që para dy muajsh, kreu i kësaj komune theksoi se gjatë punës në vazhdimin e këtij bulevardi kanë dalë shumë punë të paparashikuara por që të njëjtat priteshin të rregulloheshin në vijim.

Sipas Komunës, çështjet pronësore-juridike janë zgjidhur.

Rikujtojmë që tani më ish- këshilltarët komunal nga BDI dhe ata të sapo-zgjedhurit kritikojnë Komunën se merr meritat e këtij projekti i cili u fitua nga udhëheqësia paraprake e komunës.

Punimet për vazhdimin e bulevardit filluan me 16 maj nga Shkolla Tekstile “Goce Stojçevski”, për të përfunduar aty ku filloi udhëheqësia e kaluar gushtin e kaluar, tek ura nën spitalin e qytetit dhe që u la në gjysmë.

Sipas dinamikës së paraparë punimet pritet të përfundojnë në muajin shtator-tetor.

Investitor në këtë projekt është Qeveria e RMV-së, ndërsa financohet nga TAV. Punimet në këtë Bulevard i realizon Kompania NB, kurse Komuna e Tetovës është organ mbikëqyrës.

Bulevardi çdo herë premtohet para zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button