Tetovë, filloi asfaltimi i bulevardit “Bllagoja Toska”, Kasami: E gëzofshin të gjithë qytetarët

Komuna e Tetovës sot ka filluar me asfaltimin e bulevardit të shumëpërfolur “Bllagoja Toska”.

Kryetari i Tetovë ka shpërndarë në Facebook disa fotografi nga punimet e sotme, duke njoftuar se “Bllagoja Toska” po merr formë.

“E gëzofshin të gjithë qytetarët”, shkruan Kasami.

Siç njofton TV21, i pari që doli për të parë se di po ecë puna është kryesuesi i këshillit komunal Besar Durmishi, i cili tha se deri në fund të këtij viti do të duhet të përfundojë kjo pjesë.

“I përmban të gjitha standardet e nevojshme me infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore të gjitha që nevojitet për këtë zonë, kemi instaluar rrjet të ri të ujësjellësit edhe kanalizimit, do të ketë ndriçim publik dhe mbjelle të drurëve dhe përmasa janë ashtu siç është paraparë edhe me plan, tha Durmishi”, kryetar i Këshillit Komunal Tetovë.

Ai paralajmëroi se gjatë vitit të ardhshëm Komuna e Tetovës ka paraparë buxhet edhe për fazën së dytë për vazhdimin e bulevardit, i cili duhet të përfundojë në vitin 2023 edhe ekspropriimi dhe të fillohet me vazhdimin e bulevardit.

Komuna e Tetovës i ka dhënë edhe disa ditë afat familjes që do të duhet të lëshojë shtëpinë e vetme që duhet mënjanuar që ky bulevard të lidhet me pjesën tjetër.

Premtimet për përfundimin e këtij bulevardi datojnë gati se para një dekade, i njëjti çdo herë premtohet para zgjedhjeve, ai është edhe pjesë e Programit Zgjedhor 2021-2025 për Tetovën të kryetarit aktual të Komunës së Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button