Kasami do të kërkojë asistim policor për të rrënuar objektin i cili e pengon “Bllagoja Toskën”

Për t’u bërë lidhja e bulevardit “Bllagoja Toska” nga pjesa te ura nën “Spitalin e Tetovës” me pjesën tjetër që del te shkolla “Tekstile” duhet të rrënohet një objekt. Kjo përbën problem pasi siç tha kryetari i Komunës, hasin në mosmarrëveshje me banorin në fjalë. Për këtë, sot Kasami tha se të hënën do të kërkojnë asistimin e policisë për të vazhduar punimet pasi banori nuk pranon atë që thotë ligji . Kontaktuam me banorët në fjalë, thanë se nesër do japin qëndrimin e tyre, shkruan Portalb.mk.

Nuk ka një datë konkrete kur do përfundojë “Bllagoja Toska”, kryetari i Komunës së Tetovës tha se kjo varret edhe nga institucione tjera dhe që punët që është dashur ata si komunë t’i bëjnë i kanë përshpejtuar. Mirëpo, pengesë mbetet mosmarrëveshja me një banor për çështjen e pronës.

“Ajo rrugë ka marrë pamjen e duhur dhe brenda javës që vjen po ju informojmë që ditën e hënë ne do të kërkojmë edhe asistimin e policisë që të largohet edhe banori i fundit nga aty që të vazhdojë edhe pjesa tjetër, pra ne deri tani e kemi bërë angazhimin maksimal që të kemi një marrëveshje me atë qytetar i cili për momentin nuk pranon atë që thotë ligji, dhe besojmë që ditën e hënë me asistim të policisë do të eliminohet edhe pengesa e fundit dhe të vazhdojnë punët për përfundimin e të gjithë bulevardit. Është një punë dhe përgjegjësi e Komunës së Tetovës realizimi i tij”, tha Kasami.

I pyetur nga Portalb.mk se kur do të përfundojë bulevardi Kasami tha se kjo nuk varret vetëm nga Komuna për të dhënë një përgjigje definitive.

“Bëhet fjalë për bashkëpunim me institucione tjera, ne besojmë se ditën e hënë policia do të na asistojë në përgjegjësitë që i ka ajo sepse fatkeqësisht nuk kemi polici komunale e cila në këto raste do të ishte komplet përgjegjësi e komunës. Nëse nuk vjen policia të asistojë atëherë apo do ti bëjnë ato lojërat të cilat në disa raste kanë ditur ti bëjnë, atëherë do të varemi që deri sa ne të mund ta eliminojmë këtë pengesë. Ajo që është varur nga ne, pjesa e eksproprijimit dhe koordinimit të aktiviteteve, komuna e ka bërë të veten. Besojmë që edhe institucionet tjera do t’i përgjigjen dhe sa më shpejtë të kemi bulevard të hapur”, tha Kasami.

Kontaktuam me qytetarët në fjalë për të marrë qëndrimin e tyre në lidhje me problematikën në fjalë, por na njoftuan se nesër do të japin qëndrimin e tyre për media.

Bulevardi “Bllagoja Toska” u premtua se do të hapet në muajin shtator-tetor, por kjo nuk u bë gjatë kësaj periudhee.

Paraprakisht ksihte probleme me pronat të natyrës pronësore-juridike, por që autoritetet komunale informuan se pronarët janë pajtuar me vlerat e eksproprijimit dhe problemi është zgjidhur.

Punimet për vazhdimin e bulevardit rifilluan me 16 maj 2022 nga Shkolla Tekstile “Goce Stojçevski”, për të përfunduar aty ku filloi udhëheqësia e kaluar gushtin e vitit 2021, tek ura nën spitalin e qytetit dhe që u la në gjysmë.

Investitor në këtë projekt është Qeveria e RMV-së, ndërsa financohet nga TAV. Punimet në këtë Bulevard i realizon Kompania NB, kurse Komuna e Tetovës është organ mbikëqyrës.

Premtimet për përfundimin e këtij bulevardi datojnë gati se para një dekade, i njëjti çdo herë premtohet para zgjedhjeve, ai është edhe pjesë e Programit Zgjedhor 2021-2025 për Tetovën të kryetarit aktual të Komunës së Tetovës.

Ndërkaq sot Kasami njoftoi se kanë filluar hapat konkret për hapjen e bulevardit të “Ilindenit” nga pjesa te Posta e Tetovës, gjjithashtu  theksoi se punohet, është porpositur projekti për vazhdimin e bulevardit “Industrial” nga Kazerma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button