Shtëpitë nuk janë prishur, Komuna s’tregon çfarë ndodh me “Bllagoja Toskën” që duhet të mbarojë në tetor (Video)
Edhe një muaj skadon afati i premtuar nga Komuna e Tetovës, për ndërtimin e bulevardit “Bllagoja Toska”, të cilin tetovarët e presin një dekadë. Portalb.mk, ishte në terren për të parë nga afër punimet që po zhvillohen dhe vërejti që nuk janë prishur ende objektet-shtëpitë përgjatë të cilave duhet të kalojë kjo rrugë. Komuna nuk iu përgjigj pyetjeve për atë se a do të mbarojnë punimet deri në fund të tetorit, shkruan Portalb.mk.
Hapësira ende nuk është liruar nga shtëpitë të cilat ndodhen mbi tokat ku duhet të kalojë bulevardi “Bllagoja Toska”. Paraprakisht këto prona kishin probleme të natyrës pronësore-juridike, por që autoritetet komunale informuan se pronarët janë pajtuar me vlerat e eksproprijimit dhe problemi është zgjidhur.
Mbi këto toka, duhet të kalojë pjesa e bulevardit ku do të bëhet lidhja nga ura nën Spitalin e Tetovës me pjesën tjetër që të nxjerr te shkolla e mesme tekstile.
Zyra për marrëdhënie me publikun si dhe Sektori për veprimtari komunale në Komunën e Tetovës nuk përgjigjen në pyetjet gazetareske se kur do përfundojë kjo rrugë.
Kryetari i Komunës, Bilall Kasami para dy javësh njoftoi se aty e kanë përfunduar instalimi i kanalizimeve, por pa përmendur kohë konkrete kur do përfundojë i gjithë projekti.
“Kanalizimi fekal dhe atmosferik i përfunduar si dhe rrjeti i ri i ujësjellësit jep shpresë për përfundimin e punimeve dhe lëshimin në shfrytëzim të së njëjtës. Ky angazhim do ta lirojë në masë të madhe komunikacionin e rënduar në qytetin tonë”, tha Kasami.
Rikujtojmë që tani më ish- këshilltarët komunal nga BDI dhe ata të sapo-zgjedhurit kritikojnë Komunën se merr meritat e këtij projekti i cili u fitua nga udhëheqësia paraprake e komunës.
Punimet për vazhdimin e bulevardit rifilluan me 16 maj 2022 nga Shkolla Tekstile “Goce Stojçevski”, për të përfunduar aty ku filloi udhëheqësia e kaluar gushtin e vitit 2021, tek ura nën spitalin e qytetit dhe që u la në gjysmë.
Investitor në këtë projekt është Qeveria e RMV-së, ndërsa financohet nga TAV. Punimet në këtë Bulevard i realizon Kompania NB, kurse Komuna e Tetovës është organ mbikëqyrës.
Premtimet për përfundimin e këtij bulevardi datojnë gati se para një dekade, i njëjti çdo herë premtohet para zgjedhjeve, ai është edhe pjesë e Programit Zgjedhor 2021-2025 për Tetovën të kryetarit aktual të Komunës së Tetovës.
- LEXO: Nuk dihet nëse bulevardi “Bllagoja Toska” do jetë gati në vjeshtë, Komuna e Tetovës hesht (VIDEO)
- LEXO: Bulevardi “Bllagoja Toska”, Kasami: Nuk janë ndërprerë punimet, kanë dalë disa probleme të paparashikuara
- LEXO: Kasami: Në vjeshtë përfundon bulevardi “Bllagoja Toska” (VIDEO)
- LEXO: Rifilluan punimet për vazhdimin e bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë, këtë herë prej te shkolla tekstile (VIDEO)
- LEXO: Komuna e Tetovës: Të hënën fillojnë punimet për hapjen e bulevardit “Bllagoja Toska”
- LEXO: Punimet në bulevardin “Bllagoja Toska” do të rifillojnë javën e ardhshme, paralajmëroi Kasami
- LEXO: Pritjes për “Bllagoja Toskën” po i vjen fundi sipas komunës, nuk tregojnë kur konkretisht do fillojnë punët (FOTO)
- LEXO: Për dhjetë ditë zgjidhet problemi i pronave që pengojnë vazhdimin e “Bllagoja Toskës”, premtoi Kasami
- LEXO: Tetovë, “Bllagoja Toska”, tri prona pengojnë procesin, Kasami: Me përmirësimin e motit fillon puna
- LEXO: “Bllagoja Toska”, nuk mund të vazhdojnë punimet sepse ka konteste pronësore-juridike
- LEXO: Vazhdimi i bulevardit “Bllagoja Toska” u fillua gjatë fushatës parazgjedhore, sot është shndërruar sërish në parking
- LEXO: Tetovë, “Bllagoja Toska”, bulevardi që ‘pret’ për afër një dekadë, filloi të ndërtohet në prag të zgjedhjeve lokale (VIDEO)