Propozim për paraburgim ndaj 21 vjeçarit nga Shkupi që goditi për vdekje një këmbësor

Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi ​​Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi për – Krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik sipas nenit 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 të Kodit Penal. Gjithasht, Prokuroria propozoi që të dyshuarit, t’i shqiptohet masë paraburgimi, transmeton Portalb.mk.

“I dyshuari 21-vjeçar, në mbrëmjen e 24 marsit në Marinë, drejtonte një makinë “KIA” pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit me përqendrim të alkoolit në gjak prej 0.94%. Ai nuk e përshtati shpejtësinë e automjetit me kushtet e trafikut dhe nuk i kushtoi vëmendje këmbësorit Oliver Mlladenovski, i cili tashmë kishte filluar të kalonte rrugën. Meqenëse nuk u ndal në kohë, i dyshuari e goditi këmbësorin me makinën e tij dhe i shkaktoi lëndime të rënda trupore nga të cilat vdiq”, thonë nga Prokuroria.

Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik ikjeje, mundësi që i dyshuari të pengojë procedurën penale duke ndikuar te dëshmitarët ose duke kryer një krim të ri, prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të procedurës paraprake për caktimin e masës së paraburgimit.

Më 24 mars, orën 23:20, SPB Shkup ka marrë njoftim se në vendbanimin Marinë, Komuna Ilinden, një automjet pasagjerësh me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.A. (21), ka goditur këmbësorin O.M. (52), të dy nga Marina.

O.M. ka vdekur në vendngjarje nga lëndimet e marra, ndërsa një mjek i Urgjencës e ka shpallur të vdekur. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi, automjeti është sekuestruar për ekspertizë, ndërsa shoferi A.A. është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin Policor Gazi Babë.

Inspektim është kryer nga një ekip inspektimi nga SPB Shkup dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përpilohet një raport përkatës.