Prokuroria me detaje rreth aksidentit vdekjeprurës në Shkup
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin ku ngeli i vdekur 19 vjeçari, ndërkohë propozoi paraburgim për shkaktarin e aksidentit, transmeton Portalb.mk.
“Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup lëshoi një Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer – Krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik sipas nenit 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 të Kodit Penal”, raportoi Prokuroria.
I dyshuari 31 vjeçar, derisa po lëvizte me veturën Audi A4 në bulevardin “Nikolla Karev”, duke kaluar rrugën në dy vija të plota, kur edhe i ka goditur dy motoçikleta.
“Në kundërligjshëm me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor, shoferi po e lëvizte veturën nën ndikimin e drogës”, raportoi Prokuroria, duke sqaruar se viktima po lëvizte me motorin BMW, dhe pas lëndimeve të rënda, ka ndërruar jetë Muzafer Fetahi.
Aksidenti ku u përfshinë dy motoçikleta dhe një veturë ndodhi më 29 maj në ora 22:22.
Në të njëjtën ditë, ka ndërruar 13-vjeçari, Agan Asani, nga fshati Çerkez i Kumanovës. Ai ishte futbollist i klubit KF Kumanova. Lajmin për ikjen e tij, e bëri të ditur trajneri i tij, Ismet Zeqiri, përmes një postimi në Facebook.
Asani ishte talent i ri premtues dhe ishte shumë i dashur nga bashkëlojtarët dhe stafi teknik.