Prokuroria ka nisur hetim ndaj Stefan Dimovskit, i cili i ndihmoi Lupço Palevskit të arratiset

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore për  Stefan Dimovskin, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale – Ndihmë ndaj autorit pas kryerjes së veprës penale nga neni 365 paragrafi 3 deri në paragrafin 1 të Kodit Penal. Përkatësisht, ai ndihmoi Lupço Palevskin që të arratisej pasi vrau Vanja Gjorçevskën dhe Pançe Zhezhovskin, transmeton Portalb,mk.

“Në periudhën prej datës 01.12.2023 deri më 03.12.2023, i dyshuari ka ndihmuar kryerësin që të mos zbulohet për dy vepra penale – Rrëmbim nga neni 141 i Kodit Penal, si dhe dy vrasje në mënyrë brutale (një e mitur dhe një interes financiar) bashkërisht i dënueshëm nga neni 123 paragrafi 3 i Kodit Penal, duke i siguruar transport me veturë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Tashmë i dyshuari, pas komunikimit dhe marrëveshjes paraprake me autorin i cili ndodhej në Republikën e Serbisë, është nisur drejt Beogradit me një vetur Land Rover me targa të Strumicës, në pronësi të personit juridik. Aty është takuar me autorin dhe së bashku me veturën janë nisur në drejtim të kufirit të Serbisë me Bullgarinë – kalimin kufitar Kalotinë. Ata kanë kaluar kufirin më datë 02.12.2023, duke lëvizur nëpër territorin e Republikës së Bullgarisë, në të njëjtën ditë kanë mbërritur në kufirin me Turqinë, në pikën kufitare Kapitan Andreevo, dhe kanë hyrë në Turqi. Aty kanë qenë bashkë deri më datë 03.12.2023, pas së cilës autori ka qëndruar dhe tani i dyshuari me veturën përmes Greqisë është nisur drejt vendit ku është ndaluar në pikën kufitare Dojrani i Vjetër.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës paraburgim për të dyshuarin.

Për një person tjetër i cili nga dje është mbajtur 24 orë në stacionin policor, njoftim është dërguar në Prokurorinë Publike të Shkupit. Prokurori publik vlerësoi se për momentin nuk ka bazë ligjore për propozimin e masave të sigurisë, por kontrollet për përfshirje të mundshme të tij në ngjarje penalo-juridike vazhdojnë.

Lupço Palevski – Palço u arrestua më 5 dhjetor në afërsi të qytetit turk Balikesir, pasi ndaj tij u lëshua fletarrest ndërkombëtar.

Të dhënat për arrestimin e Palevskit dhe detajet i prezantoi në një konferencë për media, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Spasovski u tregoi gazetarëve hetimin nga autoritetet turke se personi i kërkuar me fletarrest të policisë maqedonase të lëshuar përmes Interpolit është arrestuar.

Përveç hetimit, ai ka treguar edhe fotot e Palevskit të bëra pas arrestimit të tij.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ministri shpjegoi, pra dha rikonstruksionin e trajektores së lëvizjes së të dyshuarit kryesor për vrasjet e tmerrshme pas largimit nga Maqedonia e Veriut.

Ndryshe, kallëzimi penal kundër pesë personave tashmë është përpiluar në më shumë se 100 faqe, përfshirë provat e bashkangjitura dhe i është dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike.

Ai përfshin pesë persona, një prej të cilëve akuzohet për rrëmbim dhe vrasje, tre për rrëmbim dhe bashkëpunim në vrasje dhe një për ndihmë në rrëmbim, të parashikuar nga Kodi Penal, të cilët janë të dyshuar sipas provave të mbledhura nga policia në procedurë parahetimore.

Ndryshe, për këtë rast janë në paraburgim edhe katër persona, mes tyre edhe babai i Vanjës, i cili dyshohet ka dhënë informacion se kur vajza do të shkojë në shkollë mëngjesin e 27 nëntorit dhe se do të jetë vetëm, pra pa motrën. Nga ana tjetër tre të tjerët kanë pranuar krimet dhe kanë dërguar policinë në vendin e vrasjes. Atyre iu mbaron paraburgimi 48 orësh dhe gjykata pritet ta zgjasë sonte.

Vanja Gjorçevska u shpall e humbur më 27 nëntor nga nëna e saj, dhe u regjistrua në regjistrin e personave të zhdukur me fotografi portret dhe përshkrim të saj në faqen e MPB-së. Më 29 nëntor Interpoli shpalli fletë-arrest ndërkombëtar. Të premten mbrëma u arrestuan pesë persona dhe u konfiskua një automjeti ka lidhje me zhdukjen e Vanjës.