Produktet që shënuan më së shumti rritje të çmimeve në bujqësinë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit qershor është regjistruar rritje e çmimeve në bujqësi për 12.6 përqind në krahasim me qershorin e vitit të kaluar,  transmeton Portalb.mk.

Rritja e çmimeve në disa produkte ka shënuar rritje më të madhe sesa 12.6 përqind. Te drithërat dhe orizi është shënuar rritje për 32 përqind, te patatet 25.8 përqind, ndërsa te produktet me origjinë shtazore rritje për 24 përqind. Ndërkohë në asnjërin produkt nuk është shënuar ulje brenda këtij viti.

Në këtë periudhë ka pasur ulje të shpenzimeve për bujqësi për 7.3 %, ku ulje më e madhe është regjistruar te energjia për 22.4 përqind dhe plehrat mineral për 4.6 %, derisa rritje më e theksuar te mallrat dhe shërbimet tjera për 17.3 %.