Presidentit Pendarovski zhvilloi takim me përfaqësuesit e Këshillave amerikanë për arsim ndërkombëtar

Presidenti Stevo Pendarovski sot priti përfaqësuesit e Këshillave amerikan për arsim ndërkombëtar, organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse me seli në Uashington, të cilët po vizitojnë vendin tonë, transmeton Portalb.mk.

Në takim u diskutua për aktivitetet e Këshillit Amerikan, i cili punon për përmirësimin e mirëkuptimit të ndërsjellë midis vendeve, shkëmbimin e ideve ndërmjet individëve dhe përmirësimin e bashkëpunimit përmes arsimit.

Presidenti Pendarovski përshëndeti punën e organizatës, e cila ka 40 vjet që është aktive në nivel global, e cila është prezente në vendin tonë prej 20 vitesh dhe me sukses zbaton programe për shkëmbim kulturor dhe arsimor, duke përfshirë programet YES dhe YES Abroad për shkëmbimin e nxënësve të shkollave të mesme.

Duke uruar realizimin e mëtutjeshëm të suksesshëm të programeve, presidenti Pendarovski shprehu besimin se organizata do të vazhdojë të kontribuojë në mënyrë aktive në mirëkuptimin e ndërsjellë ndërmjet kulturave, respektimin e diversitetit, ngritjen e aftësive udhëheqëse dhe mirëkuptimin e shoqërisë civile.

Paraprakisht, të ftuarit vizituan ambientet ku mbahen takime zyrtare dhe pune, sallën e festimeve, manifestimeve dhe konferencave për shtyp. Në sallën e Mozaikut, ata panë edhe diptikun goditës “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia – vendi i kujtimeve” – vepër e njërit prej artistëve tanë më të rëndësishëm bashkëkohorë, akademikut Gligor Çemerski.