Politikani serb që kërkoi falje për Kosovën pas arrestimit të tij është gjetur në një spital në Beograd në gjendje të rëndë (Video)

Politikani serb, Nikolla Senduloviç, i cili u arrestua pasi që vizitoi Prekazin dhe kërkoi falje për Kosovën, është gjetur në një spital në Beograd në gjendje të palëvizshme dhe me lëndime të shumta, familjarët e tij dyshojnë se është rrahur, shkruan Portalb.mk.

Në platformën “X”, është publikuar një video e politikanit Nikolla Senduloviç duke u lëshuar nga spitali në gjendje të palëvizshme.

Sipas gruas së tij, Sanduloviç u rrëmbye dhe u rrah në ambientet e agjencisë së inteligjencës serbe BIA nga Radoiçiq dhe autorë të tjerë të sulmit në Banjska.

Të afërmit e tij kanë rrëfyer se Sanduloviç është marrë nga shtëpia e tij nga agjentët e BIA-s për ta marrë në pyetje dhe më pas ata e kanë gjetur Sanduloviç në  spitalin VMA të Beoigradit.

Vajza e tij, Klara Sanduloviq për mediat ka thënë se  dyshon se babai i saj është i paralizuar, ai ka shenja dhe lëndime të shumta që sugjerojnë një rrahje të fundit.

“Me sa duket është i palëvizshëm, gjithçka duket sikur është helmuar sërish me agjent nervor ushtarak!” tha Klara Sanduloviq, vajza e kryetarit të Partisë Republikane Serbe.

4 janar, avokati i kryetarit të Partisë Republike Serbe, Çedomir Stojkoviç, ka thënë se klienti i tij, Nikolla Sanduloviç, është arrestuar nga shërbimi sekret serb (BIA). Arsyeja e arrestimit të tij, ishte vizita e Sanduloviç në Prekaz vitin e kaluar ku edhe kishe kërkuar falje për krimet e Serbisë.