U arrestua politikani serb që vizitoi Prekazin dhe kërkoi falje për Kosovën

Avokati i kryetarit të Partisë Republike Serbe, Çedomir Stojkoviç, ka thënë se klienti i tij, Nikolla Sanduloviç, është arrestuar nga shërbimi sekret serb (BIA), shkruan Euronews.

Kryetari i Partisë Republikane serbe, Nikola Sanduloviç është i vetmi politikan serb që ka kërkuar falje për krimet në Kosovë. Arsyeja e arrestimit të tij, ishte vizita e Sanduloviç në Prekaz vitin e kaluar ku edhe kishe kërkuar falje për krimet e Serbisë.

Politikani republikan serb më 2 janar të këtij viti e kishte shkruar një postim në platformën “X”, ku kishte rikthyer mesazhin për vizitën e tij në Prekaz që kishte ndodhur në shkurtit të viti të kaluar.

”Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari, në Prekaz. Kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”, ka shkruar Sanduloviç të martën.

Por sipas avokatit të tij, ky postim është bërë shkak i arrestimit, sepse u arrestua vetëm 1 ditë pas postimit të tij në rrjetin X.

Nikolla Sanduloviç është dërguar sot në një vend të panjohur, policia dhe BIA nuk kanë pranuar t’i tregojnë gruas së tij se ku ndodhet dhe familja e tij tani po kalon në agoni për këtë. Ata gjithashtu refuzojnë t’ua japin këtë informacion avokatëve të tij.