Policia sanksionoi 174 shoferë në Shkup, 38 për vozitje të shpejtë

Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup, gjatë ditës së djeshme (11.08.2023) vazhdoi me kontrollet në trafik. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 174 masa, mes të cilat 38 për vozitje më të shpejtë se ajo e lejuara, 12 për vozitje pa patent shofer, 13 për shkelje që i bëjnë shoferët e motoçikletave, transmeton Portalb.mk.

Janë shqiptuar 10 masa për mosrespektim të përparësive të kalimit, shtatë për vozitje nën ndikim të alkoolit, pesë për shfrytëzim të telefonit gjatë vozitjes.

Kontrollet në trafik vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e trafikut që të rritet siguria në trafik.