Policia e RMV-së ka ngritur padi ndaj ish-kryetarit të komunës

Për shkak “keqpërdorimit të pozitës dhe autorizimit zyrtar”, Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 54 vjeçarit, në periudhën kur ishte kryetar komune, transmeton Portalb.mk.

“I denoncuari, si kryetar i komunës së Dellçevës, në vitet 2023 – 2024 ka lidhur dy kontrata për prokurime publike me operatorin ekonomik të Koçanit, në vlerën me nga 236.000 denarë, që të dyja me vlefshmëri njëvjeçare”, raportoi Policia.

Raportohet se te shtatë produkte që ishin ofruar kishte çmime joreale.

“Kallëzim penal ndaj G.T. (54) nga Dellçeva për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale keqpërdorimi i pozitës dhe autorizimit zyrtar”, raportoi Policia.