U paralajmërua seancë e përbashkët qeveritare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut dhe homologu turk sot kanë zhvilluar takim bilateral në Presidencën e Turqisë. Gordana Siljanovska – Davkova dhe Rexhep Taip Erdogan në takim theksuan  raportin e  shkëlqyer bilateral ndërmjet dy vendeve, dhe u paralajmërua seancë e përbashkët ndërqeveritare, transmeton Portalb.mk.

“Duke nënshkruar Deklaratën e Përbashkët Politike për formimin e Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë, presidentët njohin një mundësi për bashkëpunim dypalësh më dinamik dhe të strukturuar, i cili do të rezultojë në mbajtjen e seancës së parë ndërqeveritare”, raportoi Presidenca.

Presidentja ka falënderuar Turqinë për ndihmën e ofruar gjatë tragjedisë në Koçan, ndërkohë ka shpreh ngushëllime për viktimat e vrasjes në një shkollë të mesme në Turqi.