Policia e RMV-së e arrestoi në komunikacion një shtetas të Kosovës për këtë arsye
Një shtetas i Kosovës është arrestuar në afërsi të Gjevgjelisë për shkak se po lëvizte me veturë me shpejtësi 203 kilometra në orë. Ai akuzohet për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit motorik”, transmeton Portalb.mk.
“Në autostradën A1, pranë nyjës Smkovicë, rajoni i Gjevgjelisë, nëpunës policorë nga SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria shtetasin kosovar B.T. (30)”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se shpejtësia e lejuar në atë rrugë ishte 120 kilometra në orë.
Policia ndaj shtetasit të Kosovës që po lëvizte me “Audi A6” ka ngritur kallëzim penal në bazë të nenit 297-a.
Ai është mënjanuar nga trafiku, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli. Ndaj tij është paraqitur kallëzim përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.