Policia e Maqedonisë së Veriut arrestoi një qytetar për pjesëmarrje në luftën jashtë vendit për 3 mijë euro

Kallëzim penal nga Policia e Maqedonisë së Veriut në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj një shtetasi të RMV-së për pjesëmarrje në luftërat e huaja, diçka që llogaritet si vepër penale në bazë të Kodit Penal në RMV, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj shtetasit të Maqedonisë së Veriut J.K. për shkak kryerjes së veprës penale “Pjesëmarrje në luftën e huaj, në formacione policore, paraluftarake ose parapolicore”, vepër e dënueshme në bazë të nenit 322-a, paragrafi 3, në lidhje me nenit 19 nga Kodi Penal”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

AI kishte ardhur në kontakt me një mashkull N.N. me qëllim që të rekrutohet për pjesëmarrje në luftë për nevoja të Federatës Ruse. Për pjesëmarrjen e tij në luftë për interesa ruse, ndaj tij ishte planifikuar edhe kompensim për 3 mijë euro.

Raportohet se më 5 tetor 2024, ai përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit kishte shkuar në Beograd, për të vazhduar pastaj në Moskë, që t’i bashkëngjitet frontit luftarak në Ukrainë. Pas një jave, ai ishte kthyer përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Skupit.

Gjatë një jave, ai në Moskë kishte tentuar të punojë në ushtrinë ruse, ku ishte takuar fillimisht edhe me tre luftëtar të huaj për të rregulluar dokumentacionin, kontrollet mjekësorë dhe kontratën e punës në ushtrinë ruse. Në plan ishte edhe trajnimi i tij për luftën kundër Ukrainës.

Gjykata kishte vendosur masën 30 ditore të paraburgimit në shtëpi, ndërkohë janë bastis edhe shtëpia dhe hapësirat e tij.