Policia e arrestoi 17 vjeçarin për prishjen e tabelës së Konsullatës serbe në Kumanovë (VIDEO)

Një 17 vjeçar është arrestuar si i dyshuar për prishjen e tabelës së Konsullatës së Republikës së Serbisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Punonjës të policisë nga SPB Kumanovë e kanë arrestuar të riun 17 vjeçarin nga Kumanova, pas raportimeve që janë marrë më 29 nëntor në ora 09:05”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Raportohet se ai e ka dëmtuar tabelën e zyrës së Konsullatës së Serbisë në Kumanovë.

“I riu është arrestuar nga ana e policëve dhe pas dokumentimit të rastit nga SPB Kumanovë do të ngritët kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Kumanovë, në bazë të nenit 319 nga Kodi Penal”, raportoi Policia.

Në videon e publikuar nga Policia, vërehet një i ri me flamur mbi shpatull, duke e dëmtuar tabelën.